Sa lekë mori për spotin? Rrëfehet Pipero: Vota është e fshehtë por historikisht kam qenë me…

schedule23:44 - 12 Prill, 2021

schedule 23:44 - 12 Prill, 2021

Doktori Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka folur për shfaqjen e tij në spotin elektoral të Partisë Socialiste.

Pipero tha se spotin e ka bërë pa lekë dhe se ka qenë vetëm në funksion të popullit.

“Besoj që këtë pyetje duhet t’ua bëni mediave, që Pëllumbin nga një mjek e kanë kthyer në imazh. Ju thatë që në pjesën e parë kam qenë shumë i dashur, në pjesën e dytë ndoshta jo edhe aq.

Ky imazh nëse i shërben sensibilizimit të popullatës, pavarësisht ndërhyejes së politikës, unë atëherë kam votuar për vaksinimin.

Ndërkohë, nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë.

Unë besoj që imazhi, që më keni krijuar ju, për të dhënë këtë mesazh sensibilizues që qytetarët të vaksinohen, kushdo të ma propozonte, do ta pranoja”, tha Pipero.

Pjesë nga debati në studio:

Arjan Çani: Sikur të të marrë Basha, të thotë, dil në spot thuaj votoni numrin 9. Do ta bëje?

Pipero: Unë gjithmonë do të them, vaksinohuni.

Çani: Sikur ta përdorë PD, do e pranoje?

Pëllumb Pipero: Për mua rëndësi ka të vaksinohen qytetarët. Pëllumbi ka një personalitet. Vota është e fshehtë. Nëse imazhi im ka shërbyer për t’i dhënë qytetarëve një mesazh sensibilizues të vaksinohen, unë e kam realizuar. Nuk e lidh vaksinimin me votimin, fitoi njëra palë apo tjetra. Spoti nuk ka lidhje me Ramën.

Zheji: Në spot ke lexuar një tekst. I drejtoheshe disa politikanëve pa emër, dhe thoshte disa politikanë kanë thenë mos u vaksinoni. Kush janë këta?

Pipero: Kam mbi një muaj, që në të gjithë studiot, ju kam thënë politikanëve, ju kam dërguar mesazh. Kanë folur para specialistëve, kanë folur më shumë se specialistët. Janë marrë me pjesë teknike të fushatës së vaksinimit. Kjo u takon specialistëve. Politikanët duhet të sjellin vaksinën.

Rakipi: Ka një problem të rëndësishëm tek spoti. Ju dilni garant për vaksinën. Populli shqiptar po vaksinohet me Sinovac. Vetë drejtuesi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, tha këto vaksina nuk kanë efektivitet.

Pipero: Një drejtor i rëndësishëm kinez, nuk mund të bëjë deklarata të papërgjegjshme. Pa bërë ai deklaratën e djeshme, ai ka thënë e kanë keqkuptuar. Unë nuk kam ndryshuar presje për atë që kam thënë për vaksinat. Drejtori ka thënë jemi të pakënaqur për efikasitetin e ulët.

Rakipi: Ti je nga njerëzit që shqiptarët të kanë dëgjuar. Ti del në spot dhe thua, rrezikohet sezoni turistik. C’punë ke ti me sezonin turistik?

Pipero: Qytetarët dalin në diell, ka më pak të sëmurë…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!