Sa larg është integrimi në BE? Bushati: Data është e rëndësishme, ne nuk jemi “nxënës” të mirë

schedule21:11 - 17 Tetor, 2023

schedule 21:11 - 17 Tetor, 2023

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se data se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian është e rëndësishme, për detyrat që duhet të bëjnë të dyjat palët.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai u shpreh se data është një lloj afati dhe motivimi, pasi ne nuk jemi “nxënës” të mirë.

Sipas Bushatit, Bashkimi Europian duhet të ofrojë një plan konkret, në mënyrë që të mos nxitet zhgënjimi.

“Data është shumë e rëndësishme pasi është një lloj afati. Kjo është shumë e rëndësishme për detyrat që duhet të bëjnë të dyja palët. E para, edhe drejtuesi i emisionit BE dhe i ftuari që synon të jetë në BE. Mendoj që datat janë motivuese se ne nuk jemi nxënës të mirë, ne nuk kemi pronësi lokale mbi reformat. Sepse në rast se ne do të kishim pronësi lokale mbi reformat, në rast se ne do të ishim zvicerian, norvegjez, Europa mund të ishte temë e 100-të, ose do të na lutej ne BE-ja siç ka lutur ato dy vende. Në këtë kontekst, deklarimi i Charles Michel i një date është i rëndësishëm mendoj, por data duhet të kthehet në një plan konkret. Sepse në qoftë se nuk ka një plan konkret, mund të nxisi cinizëm, mund të nxisi zhgënjime, siç ishte rasti i datës së famshme që doli nga goja e komisionerit Han për 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi, siç u rishikua strategjia e zgjerimit në 2018 dhe ja ku jemi”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!