Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sa ka fituar nga “Pallati 176”? Autorja Adelina Balashi jep përgjigjen shokuese

schedule11:32 - 13 Tetor, 2022

schedule 11:32 - 13 Tetor, 2022

Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Alban Musën, Adelina Balashi zbuloi shumë detaje rreth veprës së saj që bëri bujë “Pallati 176”. Vepra që nisi si një punim diplome u vu në jetë dhe sot konsiderohet si një ndër komeditë më të pëlqyera nga të gjithë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit, Adelina tha se suksesi e ka “përndjekur” kudo. “E kam ndjerë suksesin, kudo dhe çfarëdo ambienti kur isha në Greqi. Më vinin mesazhe nga Amerika kur u bë me video.“, u shpreh mes të tjerash autorja.

Sa është paguar për veprën që bëri bujë? Ajo befasoi moderatorin kur tha: “Më dhanë 1300 lekë atëherë. Kam parë dhe një intervistë të Landit kur ka thënë se ‘më dhanë një poçe balte’. Jo askush nga ne nuk ka marrë para ekstra.”, u shpreh Adelina.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!