Sa i pasur është Bill Gates? 6 fakte që nuk i dini, fiton 4630 dollarë për sekondë

schedule22:15 - 4 Maj, 2021

schedule 22:15 - 4 Maj, 2021

Shtypi ndërkombëtar është përmbytur me artikuj në lidhje me Bill Gates, pasi u divorcua nga gruaja e tij, Melinda, pas 27 vitesh martesë. Ky ishte një rast që mediat ndërkombëtare të vërshojnë me artikuj për të mbuluar jetën e manjatit, si dhe pronën e tij.

Në fakt, raportet thonë se divorci i Bill Gates do të jetë ndarja më e madhe e pasurive që kur Jeff Bezos dhe gruaja e tij, Mackenzie, u divorcuan në mes të 2019. Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë, me vlerën e pasurisë së tij që arrin 146 miliardë dollarë.

Bill Gates fiton 4630 dollarë në sekondë. Çfarëdo që të bëjë Bill Gates, ai bën para, edhe nëse fle. Business Insider vlerëson se pasuria e tij është rritur nga 105 miliardë dollarë në 146 miliardë dollarë vitin e fundit.

Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollarë në ditë, do t’i duheshin më shumë se 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij. Gates është rreth 66% më i pasur se monarkia britanike.

Gates mund të japë 15 dollarë për çdo qenie njerëzore në planet dhe të kursejë 28 miliardë dollarë. Ai ka dhuruar 27% të pasurisë së tij për bamirësi gjatë viteve./ Abcnews.al