Sa hapa duhet të bëni realisht, për të qenë të shëndetshëm

schedule10:34 - 20 Mars, 2021

schedule 10:34 - 20 Mars, 2021

Sipas një studimi, ecja na bën më të lumtur dhe më produktivë. Por, si të gjithë gjërat, për të pasur efektin më të mirë të mundshëm, edhe ecja duhet të bëhet e moderuar. Pra, është shumë e rëndësishme të dini, sesa hapa duhet të bëni në ditë.

Pavarësisht nëse jeni duke bërë një mënyrë jetese të shëndetshme apo jo, me siguri keni dëgjuar që duhet të ecni 10,000 hapa në ditë për të qenë të shëndetshëm. Por, disa studime vërtet sugjerojnë që 10,000 hapa mund të jenë të mira për disa njerëz sepse mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe mendjes, si dhe të ulin rrezikun e diabetit, informon abcnews.al.

Sidoqoftë, e vërteta është se ai numër mund të jetë në të vërtetë i panevojshëm për shumicën e njerëzve, pasi nuk ka asnjë provë reale që më shumë hapa sjellin më shumë përfitime shëndetësore.

Pra, nëse nuk mund ta arrini atë qëllim ditor, mos u dekurajoni, pasi një numër shumë më i ulët mund të jetë po aq i dobishëm për ju. 4.400- 7.500 hapa në ditë janë numri ideal. Sipas një studimi, 4.400 hapa në ditë ulin me 41% vdekshmërinë, ndërsa 7.500  hapa e ulin vdekshmërinë me 65%./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!