Sa fruta duhet të hamë në ditë?

schedule15:39 - 29 Prill, 2021

schedule 15:39 - 29 Prill, 2021

Frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme pasi ato kanë përfitime të panumërta për shëndetin tonë.

Sidoqoftë, disa njerëz shqetësohen për sheqerin në fruta dhe kanë merak se ngrënia e tepërt e frutave mund të jetë një zgjedhje e dëmshme.

Pra, sa fruta duhet të hamë çdo ditë që ky të jetë një zakon i shëndetshëm?

Rekomandimi i përgjithshëm për marrjen e frutave është rreth 400 gramë në ditë ose pesë racione prej 80 gramësh.

Një pjesë prej 80 gramësh është sa ekuivalenti i një fruti në madhësinë e një topi tenisi. Ngrënia e pesë racioneve të frutave çdo ditë shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe kanceri.

Sigurisht, këto rekomandime ndryshojnë në varësi të kush i bën ato. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Bujqësisë rekomandon që një i rritur mesatar të konsumojë dy porcione frutash në ditë, ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të hanë katër porcione frutash në ditë.

Sidoqoftë, të gjithë mund të përshtaten bazuar në zgjedhjen e tyre individuale, mënyrën se si funksionon trupi i tyre dhe natyrisht, duke marrë parasysh këto numra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!