Sa është gjoba për atë që ngasin makinën ngadalë? Greqia ndëshkon shkelësit

schedule08:49 - 25 Prill, 2022

schedule 08:49 - 25 Prill, 2022

GREQI – Ligji grek parashikon jo vetëm gjoba për drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë, por dënon edhe ata që ngasin ngadalë mjetin e tyre.

Shumë herë ne shohim shoferë që lëvizin shumë ngadalë në autostrada. Shpejtësia minimale në autostradë është 70 km/h , që do të thotë se nëse drejtojmë një mjet që nuk mund ta kalojë në mënyrë të sigurt këtë shpejtësi, ai nuk duhet të lëvizë në të. Arsyeja është e thjeshtë, siguria e të gjithë përdoruesve të autostradës

Shenjat për kufirin minimal të shpejtësisë janë blu , ndërsa ato për kufijtë maksimalë të shpejtësisë janë kuq e bardhë . Për këtë arsye se kushdo që vozit me shpejtësi më të ulët se shpejtësia minimale i nënshtrohet gjobës administrative prej 80 euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!