Sa efektiv është vaksinimi i detyrueshëm?

schedule11:57 - 21 Janar, 2022

schedule 11:57 - 21 Janar, 2022

The Economist

Një në pesë amerikanë të rritur nuk është vaksinuar kundër Covid-19.  Skeptizimi ndaj vaksinave vazhdon të jetë i përhapur pavarësisht thirrjeve, çmimeve apo lotarive të nxitura nga qeveria. Më 13 janar, Gjykata e Lartë hodhi poshtë miratimin e një qasjeje më të ashpër –vaksinimin ose testimin  e detyrueshëm për 80 milionë punonjës.

Por sa mund të ketë ndihmuar një qasje e tillë?

Përvoja e fundit dhe e suksesshme e fqinjit verior të Amerikës na tregon një pamje më të qartë. Më 5 gusht 2021, Quebec u bë provinca e parë kanadeze që miratoi ligjin për leje shëndetësore për të hyrë në bare, palestra dhe restorante. Gjatë muajve në vijim provincat e tjera kanadeze ndoqën shembullin e njejtë.

Ai variacion krijoi një eksperiment natyror: se sa efektive ishin masat. Katër ekonomistë, Alexander Karaivanov, Dongwoo Kim, Shih En Lu dhe Hitoshi Shigeoka, të gjithë të Universitetit Simon Fraser në British Columbia kryen llogaritjet e nevojshme.

Në javën pas shpalljes së kërkesave për leje shëndetësore, u rritën me 42%  kërkesat me marrjen e dozës së parë dhe pas dy javësh kërkesat u rritën me 71%. Si rezultat, 287,000 persona u vaksinuan brenda gjashtë javësh, raporton abcnews.al

Në verën e vitit 2021, Franca, Gjermania dhe Italia miratuan të gjitha mandate të ngjashme vaksinash mbarëkombëtare për aktivitete jo thelbësore. Autorët llogaritën se edhe këto ishin efektive. Deri në fund të tetorit 2021, më shumë se 85% e popullsisë së Italisë ishte vaksinuar, rreth 12 % më shumë kur masa nuk kishte hyrë në fuqi.

Në Francë, numri i të vaksinuarve u rrit me 8%, në Gjermani me pesë. Gjithashtu mandati për vaksinimin e detyrueshëm gjithashtu parandaloi 46 mijë shtrime në spital, kurseu 9.6 miliardë euro dhe 64 mijë viktima. Vendet e pasura tani po ndryshojnë kufizimet.

Disa po dyfishohen dhe po propozojnë më shumë mandate.

Quebec pritet të miratojë një “tarifë kontributi shëndetësor”. Në Amerikë, roblemi i refuzimit të vaksinave mund të thellohet edhe më shumë.

E kundërta e suksesit të mrekullueshëm është në fakt mundësia e humbur.

/abcnews.al