Sa e “përqafojnë” shqiptarët kulturën e sigurimit? Beqiri: Albsig dëmshpërblen në kohë rekord, rreth 2 milionë euro

schedule09:30 - 18 Qershor, 2024

schedule 09:30 - 18 Qershor, 2024

Drejtori i sigurimit të përgjegjësive në Albsig, Elvis Beqiri ka treguar në emisionin “ABC e Mëngjesit” se sa e “përqafojnë” shqiptarët kulturën e sigurimit.

Ai ka thënë se sigurimet e shqiptarëve kanë qene 40% vullnetare dhe 60% të detyrueshme, ndërsa Albsig ka arritur ta përmbysi këtë raport.

Beqiri ka theksuar se dëmshpërblimet nga Albsig bëhen në kohë rekord dhe kanë shkuar deri në 2 milionë euro. Sipas drejtorit, sigurimet mund të përfshijnë biznesin dhe shëndetin, si për shembull, në rast se dikush do të kryejë një operacion, Albsig i paguan të gjithë shumën.

“Gjithë kompanitë synojnë të rrisin tregun e sigurimeve vullnetare. Fatkeqësisht këtu në Shqipëri ka një raport të sigurimeve 40% vullnetare dhe 60% të detyrueshme. Albsig ka arritur ta përmbysi këtë rezultat, duke pasur 60% të sigurimeve vullnetare dhe 40% të detyrueshme. Në treg, dëmshpërblimet bëhen në kohë rekord. Së fundmi, kemi dëmshpërblyer dhe rastet e katastrofave qoftë te fabrika e Deutch Color e cila u dëmshpërblye rreth 2 milionë euro në kohë rekord, qoftë te Qendra Metropol në Lushnje, e cila u dëmshpërblye në kohë rekord rreth 1.5 milionë euro. Kompanitë e siguritë janë për shuma të vogla dhe për shuma të mëdha.

Shqiptarët nuk e kanë shumë edukatën apo kulturën e sigurimit, po mund të sigurojnë shëndetin, biznesin. Mund të marrin një kartë shëndeti dhe mbulohen edhe operacionet që shkojnë deri në 20 mijë euro, qoftë apandesiti, apo një operacion në zemër”, tha Beqiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!