“Shumica e qytetarëve të Shqipërisë vlerësojnë se trajektorja në të cilën po lëviz vendi nuk është e duhura, për dallim nga viti 2017, kur shumica vlerësonte se rruga nëpër të cilën po lëvizte vendi ishte rruga që duhej ndjekur”.
Nga analiza e të dhënave dhe përgjigjeve vërehet një lëvizje e ndjeshme e elektoratit nga e majta dhe e djathta drejt qendrës, “por pa ndonjë forcë politikë për t’i mbledhur rreth vetes, për dallim nga trendët evropianë, ku nga lëvizjet e elektoratit ka përfituar e djathta”, thuhet në sondazhin e realizuar nga Instituti i hulumtimeve “Source” i drejtuar nga Baton Haxhiu.
Publicisti Baton Haxhiu foli në studion e ABC për rezultatet e këtij sondazhi.
“Unë besoj që ky sondazh nuk do të lëvizë më shumë se 3 apo 4 %. Të mos harrojmë se fushata sjell rezultat tjetër, por jo aq shumë sa këto referenca. Veliaj sipas sondazhit është lideri më i pëlqyer. Unë besoj që PS nuk do të ketë probleme që të sigurojë mandatet e vetme. Nga shifrat që kam, PS mund të humbë një në Durrës dhe një në Gjirokastër, por mund të fitojë një tjetër në Tiranë dhe kjo është kompensim. Maksimumi, Partia Socialiste mund të shkojë deri në 76”, tha Haxhiu.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, Haxhiu komentoi aktakuzat e ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ai shtoi se Jakup Krasniqi nuk duhet të ishte në Gjykatën e Hagës, ndërsa e konsideroi një veprim të turpshëm.
“Ka qenë njëri i cili ka pas guximin që të flasë, ai ka qenë zëri i UÇK-së dhe asgjë më shumë. Është turp që Jakup Krasniqi është atje. Është absurde që një Gjykatë e Kosovës të formulojë këtë aktakuzë”, u shpreh Haxhiu.
Sa i përket dialog me Serbinë ai shtoi se tanimë Kosova nuk çfarë të ofrojë, ndërsa theksoi se duhet që të rishqyrtojë pozicionin në raport me BE.
Kosova duhet ta rishqyrtojë pozicionin e saj seriozisht në raport me Bashkimin Evropian. Nuk ka çfarë ofron më, tani ka vetëm dorëzimin e shtetit.
“Dialogu me Serbinë nuk ka kuptim, ka vetëm një çështje, më jep njohjen dhe thuaj çfarë kërkon. Unë besoj që Joe Biden problemin e Kosovës dhe të Ballkanit do t’ja dorëzojë Bashkimit Evropian”, tha më tej ai. /abcnews.al/