Tërmeti që tronditi gjatë mesditës zonën detare përballë Izmirit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz në qytetin bregdetar turk.
Sizmiologët raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter dhe me forcë 9 ballë.
Siç bën me dije Haberler.com Profesori i Sizmiologjisë Ahmet Ercan, forca e çliruar nga tërmeti ishte kolosale, e njëjtë me atë të shpërthimit të 35 bombave bërthamore, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Në zonën më të goditur në Turqi, shqiptarja për Abcnews.al: Po nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat
Deri më tani, në Izmir raportohen 6 të vdekur dhe më shumë se 250 të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e qytetarëve të mbetur nën rrënoja.
Lexo edhe: VIDEO/ Tragjedi edhe në Greqi nga tërmeti që tronditi Izmirin
Ndërkohë, sëfundmi në Greqi janë zbuluar trupat e dy të rinjve, 15 dhe 17 vjeç, të cilët ishin zënë poshtë nga një mur në Samos që u rrëzua gjatë tërmetit. /abcnews.al