Ledjana Prenga, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” në një intervistë për emisionin “Nuk është karantinë” tregoi rutinën e saj stërvitore. Ledjana, e cila është kthyer në një vajzat më me influencë në rrjete sociale, rrëfeu për moderatorin Eni Shehu se së shpejti do të marrë pjesë në një garë bodybuilding.
“Stërvitem paradite por dhe pasdite, kjo varet nga angazhimet. Kryesisht tani që jam e ngarkuar stërvitem në darkë.”, thotë Ledjana. “Dëshira për të qenë në bodybuilding është dëshira për ta parë trupin tim në një tjetër fazë. Kam qenë më e dobët, tani jam më e mbushur por tani dua ta shoh trupin si ato që garojnë.“, theksoi ajo.
Ledjana është në vitin e fundit të studimeve për stomatologji, ndërsa menaxhon dhe një faqe ku ndan këshilla me ndjekësit e saj për t’u stërvitur. E pyetur nga Eni, se nëse do të duhej zgjidhte mes këtyre të dyjave kë do të preferonte, ajo tha: “Po mendoj që t’i bëj të dyja, nga profesioni nuk dua të shkëputem pasi e kam patur gjithmonë një dëshirë për të qenë një dentiste dhe në të ardhmen dua të hap klinikën time.
Përsa i përket palestrës nuk mendoj të hap ndonjë palestër por faqen e kam për të transmetuar një rutinë time stërvitore, gjithçka që bëj tek trupi im dua t’jua transmetoj të tjerëve.” Cili është momenti më i këndshëm në palestër për të?
“Do të thoja momenti më i bukur është kur mbaron stërvitjen. Më e bukura është se kur mbaron ndihesh më me shumë energji se sa kur ke vajtur. Pas seancës stërvitore, trupi ndihet akoma më me energji dhe më mirë, prandaj kjo është arsyeja pse unë bëjë palestër, dhe them do të shkoj në palestër të çlodhem.“, tha Ledjana. /abcnews.al