“Russiagate” hetuesit akuzojnë Paul Manafort se ka gënjyer FBI

schedule23:03 - 27 Nëntor, 2018

schedule 23:03 - 27 Nëntor, 2018

Hetuesit amerikanë akuzojnë ish-kreun e fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort se ka gënjyer FBI-në. Sipas tyre, ai fsheh informacione të rëndësishme për ndërhyrjen ruse në fushatën presidenciale të Trump.

Ish kreu i fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort, akuzohet nga ekipi i prokurorit special Muller, i cili po heton për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016-s, se ka shkelur marrëveshjen me hetuesit duke i gënjyer agjentët e FBI-së mbi disa çështje. Në muajin shtator Manafort prano të bashkëpunonte me hetimet

Sipas FBI-së Manafort, ka gënjyer për tema të ndryshme por pa specifikuar mbi cilat argumente ish presidenti i fushatës së Tramp ka gënjyer. Avokatët e Manafort kanë hedhur poshtë akuzat duke këmbëngulur se klienti i tyre ka thënë vetëm të vërtetën. Mungesa e një marrëveshjeje mes dy palëve ka bërë që gjykata të caktojë një datë tjetër për vendimin.

Akuza ndaj Manafort tregon se sa shumë po këmbëngul prokurori Muller në hetimet për këtë çështje si dhe sa të forta janë dyshimet se Manafort po fsheh detaje që mund të lidhen me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presisenciale amerikane./abcnews.al