Rusia pretendon se ka vrarë deri në 300 personel gjatë një sulmi në shkollë Kramatorsk. Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se vrau deri në 300 nacionalistë në një sulm në një shkolle në Kramatorsk, sipas The Guardian.
“Si rezultat i një sulmi me armë precize u shkatërrua baza e përkohshme e nacionalistëve ukrainas, e vendosur në ndërtesën e shkollës nr. 23 në qytetin e Kramatorsk. Ne vramë deri në treqind nacionalistë dhe shkatërruam 40 njësi pajisje speciale”.
Ministria tha gjithashtu se në periudhën 5-20 korrik ka shkatërruar katër raketahedhës dhe një mjet që transportonte sisteme raketore Himars nga SHBA-ja. Ajo gjithashtu pretendon se ka rrëzuar 12 drone ukrainas.
Asnjë nga pretendimet nga ministria ruse e mbrojtjes nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
/abcnews.al