Rusia: Vetëm 3% e grurit të eksportuar nga Ukraina ka arritur në vendet e varfra

schedule11:54 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:54 - 28 Tetor, 2022

Rusia ka deklaruar se vetëm 3% e ushqimeve të eksportuara sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja ka shkuar në vendet më të varfra, sipas The Guardian.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes për eksportin e grurit në korrik, disa ton misër, grurë, produkte luledielli, elbi, dhe sojë janë nisur nga portet e bllokuara të Ukrainës.

Megjithatë, Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka dështuar në dërgimin e ndihmës humanitare.

“Vendi se ku janë dërguar këto mallra ka rezultuar të jetë plotësisht në kundërshtim me objektivat e deklaruara fillimisht”, thuhet në një deklaratë.

“Shtetet në nevojë si Somalia, Etiopia, Jemeni, Sudani dhe Afganistani kanë marrë vetëm 3% të ushqimeve, kryesisht nga Programi Botëror i Ushqimit.”

Rusia është ankuar më parë për probleme me marrëveshjen e eksportit, duke ngritur frikën se ajo mund të tërhiqet plotësisht nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!