Rusia thirrje vendeve fqinje të Afganistanit: Mos lejoni praninë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj

schedule16:30 - 27 Tetor, 2021

schedule 16:30 - 27 Tetor, 2021

Rusia këtë të mërkurë ka bërë thirrje vendeve në kufi me Afganistanin që të mos lejojnë praninë ushtarake të SHBA-së apo NATO-s në territorin e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje fqinjëve të Afganistanit që të mos lejojnë trupat e SHBA-së dhe NATO-s të lëvizin në Afganistan pas tërheqjes nga Afganistani,” ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ndër të tjera Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë parë gjithmonë Afganistanin vetëm si një mjet për të zgjidhur qëllimet e veta egoiste gjeopolitike.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Afganistani sot është një vend që në thelb është i detyruar të fillojë nga e para, të dalë nga rrënojat fjalë për fjalë dhe figurativisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!