Rusia këtë të hënë ka bërë me dije se ka kryer me sukses testimin e një rakete supersonike nënujore të lundrimit Zirkon, një armë që presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar si pjesë të gjeneratës së re të sistemeve të pashembullta të armëve.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nëndetësja Severodvinsk lëshoi me sukses raketën në Detin Barents, e cila goditi objektivin e saj të zgjedhur.
Rusia testoi raketën Zirkon nga një anije luftarake në korrik.
Российские военные провели первый испытательной пуск гиперзвуковой ракеты «Циркон» с подводной лодки. Новости. Первый канал https://t.co/aRgOb49NfS pic.twitter.com/4xhr2cRKkR
— Первый канал Новости (@1tvru_news) October 4, 2021
Ndërkohë Putin, në një nga fjalimet e tij në 2018 kishte pohuar se këto raketa mund të godisnin kudo në botë dhe t’i shpëtonin mburojës raketore amerikane./abcnews.al