Rusia sulmon sërish Kharkiv, vritet një 10-vjeçar, 23 të plagosur

schedule11:01 - 6 Tetor, 2023

schedule 11:01 - 6 Tetor, 2023

Forcat ruse kanë sulmuar sërish Kharkiv, një ditë pas “masakrës” së djeshme të civilëve në fshatin Khroza. Si pasojë e sulmit, një 10 vjeçar ka humbur jetën dhe 23 persona kanë mbetur të plagosur.

“Sulm i ri kundër civilëve nga Rusia. Trupi i pajetë i një fëmije 10-vjeçar u gjet në rrënoja”, thanë presidenti ukrainas Zelensky dhe ministri i Brendshëm Igor Klimenko në një mesazh për X dhe Telegram sot.

Sipas Klimenkos, dy ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një shtëpi trekatëshe është shkatërruar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!