Rusia sulmon sërish Kharkiv/ 41 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë

schedule07:40 - 2 Shtator, 2024

schedule 07:40 - 2 Shtator, 2024

Të paktën 41 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv. Kreu rajonal Oleh Syniehubov tha se pesë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, duke akuzuar Moskën se po “synon ekskluzivisht infrastrukturën civile” në qytet.

Ndër ndërtesat e dëmtuara janë një supermarket dhe një kompleks sportiv në zonat ku banorët shkojnë çdo ditë, shtoi ai.

“Rusia po terrorizon edhe një herë Kharkiv, duke goditur infrastrukturën civile dhe vetë qytetin”, tha presidenti Volodymyr Zelensky pas sulmeve.

Sulmi vjen pasi Ukraina nisi një valë sulmesh me dronë gjatë natës kundër objektivave në Rusi, ndërsa zjarri shpërtheu në dy objekte energjetike. Zyrtarët rusë nuk kanë raportuar për të lënduar apo të vrarë.

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, më shumë se 158 dronë ukrainas shënjestruan 15 rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Moskë.

Ushtria ruse tha se dronët u kapën dhe u shkatërruan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!