Rusia sulmon me dronë dhe raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, 2 të plagosur

schedule10:47 - 22 Qershor, 2024

schedule 10:47 - 22 Qershor, 2024

Forcat ruse sulmuan gjatë natës me raketa dhe drone në objektet kryesore të infrastrukturës energjetike në disa rajone të Ukrainës.

Ministria e Energjisë e Ukrainës njoftoi se sistemet e transmetimit të energjisë në rajonet jugore dhe perëndimore të Ukrainës u sulmuan, gjë që shkaktoi dëme në pajisjet.

Në rajonin e Zaporozhia, dy punëtorë në sistemin energjetik u plagosën në sulmet ruse dhe u transportuan në spital, njoftoi operatori i rrjetit Ukrenergo në mediat sociale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!