Rusia sulmon Kievin me dronin ku shkruhej “Gëzuar Vitin e Ri”

schedule13:18 - 1 Janar, 2023

schedule 13:18 - 1 Janar, 2023

Një dron që mbrëmë goditi Kievin, kishte të shkruar një porosi nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.

Ata kishin shkruan “Gëzuar Vitin e Ri”, duke dëshmuar kështu edhe një herë brutalitetin që ushtria ruse e praktikon mbi civilët ukrainas, shkruan The Telegraph. 

Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale kreu i policisë së kryeqytetit ukrainas. Në anën tjetër, një sërë shpërthimesh janë dëgjuar sot në Kiev dhe në pjesët e tjera të Ukrainës.

Gjithashtu janë aktivizuar edhe sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore. Kjo ndodhi vetëm pak orë pas mesnatës së Vitit të Ri.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se nga sulmet ruse në Kiev, janë shkatërruar 23 “objekte ajrore” që u lansuan nga rusët.

Sulmet pasuan pak minuta pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili uroi popullin e tij dhe theksoi se fitorja është e pashmangshme, pavarësisht që lufta po zhvillohet tash e 11 muaj dhe nuk duket se do të përfundojë shpejtë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!