Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia s’ka marrë ende në kontroll ajrin, ushtria ukrainase ka vepruar me zgjuarsi

schedule16:20 - 11 Mars, 2022

schedule 16:20 - 11 Mars, 2022

Rusia ende nuk ka arritur të kontrollojë qiellin ukrainas, thotë korespodentja e “Times” , Larisa Brown.

Sipas saj ushtria ukrainase është treguar tepër e zgjuar në mënyrën se si  ka shpërndarë trupat e tyre ushtarakë. Gazetarja raporton se trupat ruse po përdorin radio dhe telefona komercialë për të komunikuar me njëri tjetrin.

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë.



Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani. Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.

Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!