Rusia shtyn votimin në OKB për armëpushimin në Siri

schedule12:45 - 23 Shkurt, 2018

schedule 12:45 - 23 Shkurt, 2018

Vendet Perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po vonon miratimin e rezolutës së armëpushimit në Siri, në mënyrë që ushtria e Assad të vijojë bombardimet në Gutën Lindore. Ndërkohë, bilanci ka shkuar mbi 400 viktima.

Rusia bën thirrje për ndryshime në rezolutën e Kombeve të Bashkuara lidhur me armëpushimin në Siri përtej zemërimit në rritje kundër bombardimeve ajrore të ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad në Gutën Lindore që kontrollohet nga rebelët. Ambasadori i Kremlinit në OKB, kërkoi ndërmarrjen e veprimeve të realizueshme dhe jo populiste. Por diplomatët e perëndimit akuzojnë Rusinë se po kërkon të fitojë kohë në Këshillin e Sigurisë. Franca theksoi se dështimi për të vepruar mund të gërmëzojë fundin e vetë Kombeve të Bashkuara.

Analistët shprehen se shtyerja e votimit të rezolutës së armëpushimit i jep kohë regjimit të Assad që të vazhdojë masakrën në Gutën Lindore. Sipas aktivistëve të Observatorit për të drejtat e njeriut, që prej të dielës më shumë se 400 persona janë vrarë në këtë enklavë që gjendet në afërsi të Damaskut, mes të cilëve rreth 100 fëmijë. Ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur.

SHBA, Britania dhe Franca bëjnë thirrje për aprovim pa vonesa të rezolutës. Drafti, i përpiluar nga Kuvajti dhe Suedia, bën thirrje për një armëpushim 30-ditor që hyn në fuqi 72 orë pas miratimin në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ndërsa evakuimet mjekësore dhe shpërndarja e ndihmës do të fillojë 48 orë pas aprovimit. Drafti thotë se 5.6 milionë banorë në Siri kanë nevojë emergjente për ndihmë. Ndërkohëm në rezolutën për armëpushim nuk përfshihen grupime si Al-Kaeda, ISIS dhe Jabat al-Nusra.

Aktualisht, Rusia ka prezantuar disa amendamente për të ndryshuar draftin. Megjithatë Kremlini është një nga 5 fuqitë e mëdha që mund të vendosin veto ndaj rezolutave dhe në këtë pikë bëhet më i vështirë aprovimi i armëpushimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!