Rusia shton 5 shtete të tjera në listën e vendeve armiqësore

schedule10:42 - 22 Korrik, 2022

schedule 10:42 - 22 Korrik, 2022

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë bërë pjesë e listës së shteteve armiqësore ndaj Rusisë. Qeveria ruse tha se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, sipas la repubblica.

Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhej në deklaratë.

Kujtojmë se në fillim të marsit, qeveria ruse miratoi një listë të “shteteve jomiqësore” . Lista përfshin vendet e BE-së, Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Republikën e Koresë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!