Një shpërthim në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoy të Krimesë ishte një akt sabotimi, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, sipas BBC.
“Në mëngjesin e 16 gushtit, pas një akti sabotimi, një depo ushtarake u dëmtua në afërsi të zonës së banimit Dzhankoy,” tha Ministria e Mbrojtjes.
Ministria tha se “një numër objektesh civile, duke përfshirë linjat e transmetimit të energjisë elektrike, hekurudhat dhe një numër shtëpish private” u dëmtuan, por askush nuk është në gjendje të rëndë fatmirësisht.
Rusia në një deklaratë të mëparshme tha se shkaku i shpërthimit ishte shpërthimi i municioneve, por nuk dha arsye për shkakun e tij. Kreu i Krimesë i vendosur nga Rusia, Sergei Aksyonov tha se dy civilë ishin plagosur në shpërthim.
/abcnews.al