Ditë e sotme, ministria e jashtme ruse njoftoi se kishte sanksionuar 287 anëtarë të Dhomës së Komunave të Britanisë. Në një deklaratë, ministria tha se vendimi për të vendosur sanksione kundër anëtarëve të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar u mor në përgjigje të vendimit të Britanisë për sanksionimin e 386 anëtarëve të Dumës për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ndërkohë menjëherë pas vendosjes së sanksioneve ka reaguar kryeministri britanik Boris Johnson.
“287 deputetët e sanksionuar nga Moska duhet t’i konsiderojnë masat e shpallura nga Ministria e Jashtme ruse “një simbol nderi. Ajo që ne duhet të bëjmë është të vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas dhe të drejtën e tij për të mbrojtur jetën, familjet dhe veten,” theksoi Johnson.
/abcnews.al