Rusia ka vendosur një tjetër rekord sa i përket rasteve ditore me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda 24 orëve u konfirmuan 12,126 raste të reja me Covid-19.
Kjo është shifra më e lartë që ka regjistruar vendi që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu, brenda ditës, humbën jetën si pasojë e koronavirusit 201 persona, ndërsa totali i viktimave shkon në 22,257. Rusia është vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia, pas SHBA, Indisë dhe Brazilit. s.b/abcnews.al/


