Rusia ka regjistruar 20,182 raste të reja, numri më i lartë i të infektuarve që nga 24 janari. Vendi ka regjistruar 568 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 131,463 që nga fillimi i pandemisë.
Moska regjistroi 8,598 raste dhe 92 viktima, numri më i lartë i të vdekurve. Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha 130,000 persona janë aktualisht të shtruar në spital me Covid-19 dhe 519,000 pacientë të tjerë pozitivë ose që dyshohen se janë të infektuar me Covid-19 ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve./abcnews.al



