Rusia, një nga “vatrat më të nxehta” të koronavirusit në botë, ka regjistruar brenda 24 orëve 174 viktima si pasojë e koronavirusit.
Një ditë më parë vendi lindor kishte regjistruar 92 viktima si pasojë e Covid-19, ndërsa totali i personave që kanë humbur jetë që nga fillimi i pandemisë është 3,807.
Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se brenda ditës janë regjistruar +8,915 raste të reja me koronavirus. Totali i të infektuarve në vend është 362,342.
Rusia është radhitur shumë shpejt në treshen e vendeve më të prekur nga Covid-19, aktualisht vendi ndodhet i treti në radhë sa i përket rasteve të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave mbetet i ulët, krahasuar me të infektuarit. /abcnews.al/