Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia raporton numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga korriku

schedule15:33 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:33 - 24 Shtator, 2020

Rusia ka raportuar 6,595 raste të reja në 24 orë, rritja më e lartë ditore që nga korriku. Në Moskë, më shumë se 1,000 raste të reja u regjistruan të enjten për herë të parë që nga qershori.

Numri i rasteve të reja ditore filloi të rritet në fund të gushtit në Rusi, e cila ka renditet e 4 në botë  me 1.12 milion  raste.  Deri më tani janë raportuar 20,000 viktima. Zyrtarët vazhdimisht kanë hedhur poshtë spekulimet për një bllokim të dytë, duke deklaruar se rritja e rasteve ishte e pritshme dhe sistemi i kujdesit shëndetësor  ishte i përgatitur.

Rusia ishte vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër virusit muajin e kaluar. Kjo shkaktoi kritika nga ekspertët në të gjithë botën pasi nevojiten më shumë studime për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. s.ba/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!