Rusia raporton 5,185 raste të reja me Covid-19, shkon mbi 1 milion numri i të infektuarve

schedule10:40 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 7 Shtator, 2020

Rusia ka raportuar 5,185 raste të reja me koronavirus të hënën, duke e çuar numrin e rasteve totale në vend në 1,030,690. Bilanci i katërti më i lartë në botë, sipas Reuters.

Autoritetet konfirmuan po ashtu 51 raste fatale në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 17,871, shkruan abcnews.al

Shifrat e fundit vijnë ndërsa Mbikëqyrësi i Sigurisë së Shëndetit të Konsumatorit në Rusi njoftoi se testet në fazën e hershme të një vaksine të dytë ruse të koronavirusit do të përfundojnë për punë muajsh.

Autoritetet shëndetësore në vend miratuan vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit muajin e kaluar, një zhvillim që u prit me skepticizëm në Perëndim. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!