Kolonel Sami Neziri vlerëson se situata në frontin ukrainas mbetet e qëndrueshme, pavarësisht përparimeve të vogla taktike të Rusisë. Ai thotë se ish-presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Ukrainës duke theksuar admirimin për fuqinë dhe rezistencën e saj, ndërsa nënvizon se në konfliktet afatgjata “fiton madhësia”.
Sipas Nezirit, raporti i forcave aktualisht është 3 me 2 në favor të Rusisë, por kjo nuk përbën një sukses të dukshëm në terren dhe Ukraina nuk rrezikon humbje as në afat të shkurtër, as në afat të mesëm. Rusia, thotë ai, ka realizuar vetëm përparime graduale që mbeten në nivel taktik dhe ende nuk janë shndërruar në përfitime strategjike.
“Trump i është drejtuar Ukrainës, se admiron fuqinë dhe rezistencën, por që në fund fiton madhësia. Nuk kemi një sukses të dukshëm të Rusisë në terren. Nuk besoj se Ukraina në kontekst afatshkurtër ose afatmesëm është duke humbur luftën. Raporti i forcave në terren është 3 me 2 për Rusinë.
Forca që mësuan duhet të jetë më e fortë. Rusia ka një përparim gradual, nuk është një sasi e madhe. Këto quhen më shumë suksese të vogla taktike. Por, këto duhet që t’i kthejë në përparime strategjike. Rusia sot nuk është në parametrat e asaj fuqie që kishin separatistët”, tha Sami Neziri.

