Rusia pritet të shtojë bombardimet në fabrikën e çelikut në Mariupol

schedule11:15 - 13 Maj, 2022

schedule 11:15 - 13 Maj, 2022

Rusia po vijon që të përdorë artileri të rëndë dhe sulme ajrore mbi Mariupol. Lajmin e bëjnë të ditur Forcat e Armatosura të Ukrainës ditën e sotme.

Forcat ruse e kanë kthyer vëmendjen e tyre në bllokimin e njësive të trupave ushtarake të Ukrainës pranë fabrikës së çelikut Azovstal, që është zona e fundit e qytetit port që nuk është ende nën kontrollin e pushtuesit.

Zëdhënësi i ushtrisë Oleksandr Shtupun tha se Rusia po përpiqet që të marrë kontrollin e plotë të qytetit dhe të shtypë rezistencën e ushtarëve ukrainas. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!