Rusia pretendon se rreth 2 mijë ushtarë ukrainas në fabrikën e çelikut janë dorëzuar

schedule12:31 - 20 Maj, 2022

schedule 12:31 - 20 Maj, 2022

Pothuajse 2,000 ushtarë ukrainas janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal, në Mariupol, sipas një deklaratë të ministrit rus të mbrojtjes, shkruan skynews.

Ditën e djeshme, Rusia tha se më shumë se gjysma e luftëtarëve ukrainas brenda fabrikës ishin dorëzuar. Ndërkohë në një përditësim ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se deri në 1700 ushtarë ukrainas “ka të ngjarë të jenë dorëzuar”.

Një nga luftëtarët ukrainas Sviatoslav Palamar publikoi një video prej 18 sekondash në të cilën ai tha se ai dhe komandantët e tjerë ishin ende brenda fabrikës dhe se nuk do të dorëzoheshin.

Azovstal është konsideruar bastioni i fundit më i madh në qytetin port, i cili ka qenë një objektivi kryesor për Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!