Rusia pretendon se më shumë se gjysma e ushtarëve janë evakuuar nga fabrika e çelikut

schedule09:07 - 19 Maj, 2022

schedule 09:07 - 19 Maj, 2022

Më shumë se gjysma e luftëtarëve ukrainas që ndodheshin brenda fabrikës së çelikut në Mariupol në Azovstal janë evakuuar, sipas agjencisë së lajmeve TASS, shkruan skynews.

Agjencia  citoi kreun e separatistëve pro-rusë në kontrollin e zonës, Denis Pushilin. Që nga fillimi i luftës janë raportuar zhvillime të ashpra në fabrikën e çelikut, e cila konsiderohet të jetë bastioni i fundit i madh brenda qytetit.

Rusia ka pretenduar se ushtarët janë dorëzuar, ndërsa Ukraina ka thënë se ata u dërguan nga rusët në një ish-koloni penale në një zonë të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!