Rusia pretendon se ka goditur një dërgesë armësh amerikane dhe europiane në një sulm me raketa pranë rajonit Lviv të Ukrainës, i cili është pranë kufirit polak, sipas skynews.
Kremlini konfirmoi gjithashtu një raport të mëparshëm nga separatistët e mbështetur nga Rusia se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit kishin dorëzuar armët, nga të cilët 51 u plagosën.
Vladimir Putin dhe figura të tjera të larta të Kremlinit kanë shprehur vazhdimisht zemërimin për furnizimin e armëve nga Perëndimi në Ukrainë, duke thënë se autokolonat që dërgojnë armët janë objektiva legjitime ushtarake.
/abcnews.al