Rusia pranon se ka sulmuar infrastrukturën kritike: Janë përdorur raketa me precizion të lartë

schedule13:31 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 13:31 - 30 Dhjetor, 2022

Rusia ka pranuar ka kryer një “sulm masiv” në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike të Ukrainës të enjten në mëngjes, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkruan skynews.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte përdorur armë me precizion të lartë për të sulmuar infraktrukturën kritike në disa rajone të Ukrainës, ndërsa pretenduan se sulmet kishin ndërprerë prodhimin dhe riparimin e pajisjeve ushtarake dhe lëvizjen e trupave rezervë.

Ditën e djeshme, Ukraina deklaroi se kishte rrëzuar 54 nga 69 raketat e lëshuara nga Rusia në mëngjes herët, por të paktën katër persona u vranë.

Ndërkohë, sot 90% e njerëzve në qytetin perëndimor të Lviv dhe 40% e atyre në Kiev ishin pa energji elektrike pas sulmeve me raketa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!