Rusia po rekruton të burgosurit me HIV për të luftuar kundër Ukrainës

schedule15:35 - 25 Tetor, 2022

schedule 15:35 - 25 Tetor, 2022

Kompania private ushtarake ruse Wagner ka filluar rekrutimin masiv të të burgosurve me sëmundje të rënda infektive si HIV dhe hepatiti C në luftën kundër Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga inteligjenca ushtarake në Kiev (Gur) duke theksuar se në ditët e fundit më shumë se 100 të burgosur me HIV ose hepatit C janë rekrutuar në fshatin Metalostroy, në rajonin e Leningradit.

Për të dalluar militantët e infektuar, komanda Wagner i detyron ata të mbajnë byzylykë të kuq për HIV-in dhe të bardhë për hepatitin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!