Rusia planifikon të ndërtojë stacionin e saj hapësinor

schedule13:18 - 29 Maj, 2020

schedule 13:18 - 29 Maj, 2020

Rusia planifikon të ndërtojë bazën e saj hapësinore kur ISS, stacioni hapësinor ndërkombëtar, të mos jetë më në gjendje shërbimi të fillojë misionet në Hënë dhe Mars.

ISS ka qënë nën përdorim të vazhdueshëm nga astronautët që nga nëntori i vitit 2000 por për shkak të mbingarkimit strukturor ajo  nuk do të përdoret më në 2030.

Pas kësaj, Roscosmos planifikon të marrë modulet që ndërtoi për ISS dhe t’i përdorë si pjesë bazë për ndërtimin e stacionit të ri hapësinor, i cili kërkon një dekadë për tu ndërtuar.

Moska gjithashtu shpreson të dërgojë astronaut  në Mars duke përdorur raketat e saj të ngritjes  të cilat janë aktualisht në zhvillim por nuk ka caktuar ende një datë.

Firma hapësinore e Elon Musk pritet të dërgojë dy astronautë të NASA-s nga toka amerikane për herë të parë që nga viti 2011 këtë fundjavë në krye të raketës së saj Falcon 9.

Kjo lëvizje besohet të jetë shkak i përpjekjes së Rusisë për të zgjeruar programin e saj hapësinor më tej në sistemin diellor.

Rogozin thotë se vendi duhet të fillojë punën duke u përgatitur për stacionin e vet hapësinor sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se do të duhet një dekadë për t’a ndërtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!