Joe Biden konfirmoi më herët se SHBA-të nuk kanë plane për të dërguar sisteme raketore në Ukrainë që mund të arrijnë në Rusi.
Menjëherë pas kësaj deklarate vjen reagimi i Rusisë.
Lexo edhe: Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë Rusinë
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka përshëndetur vendimin e Uashingtonit, shkruan Skynews.
Moska e ka dënuar hapur SHBA-në për furnizimin e Ukrainës me armë gjatë gjithë asaj që ajo e quan një “operacion special ushtarak”.
SHBA i ka ofruar Ukrainës një sasi të konsiderueshme ndihme ushtarake që kur Rusia nisi një pushtim të vendit të fund të shkurtit.
Më herët ishin publikuar raporte të cilat thoshin se Biden po përgatitej të dërgonte sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Kiev. Megjithatë, Biden e hodhi poshtë lajmin
/abcnews.al/