Rusia përdor për herë të parë raketën “Zircon” në Kiev

schedule08:44 - 13 Shkurt, 2024

schedule 08:44 - 13 Shkurt, 2024

Rusia ka goditur Kievin me atë që ndoshta ishte një raketë hipersonike Zircon, përdorimi i saj i parë në luftën gati dyvjeçare, sipas një instituti kërkimor ukrainas. Zircon ka një rreze prej 1000 km dhe është 9 herë me e shpejtë se shpejtësia e zërit, sipas Rusisë.

Instituti i Kërkimeve Shkencore të Kievit tha se mbetje që përputheshin me raketën Zirkon u gjetën pas një goditjeje më 7 shkurt.

Rusia tha se përfundoi testimin e raketës Zircon në qershor 2022 dhe Vladimir Putin e përshkroi atë si pjesë të një gjenerate të re të sistemeve të pakrahasueshme të armëve.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia nisi një sulm me raketa dhe dron të hënën në Dnipro dhe kryebashkiaku tha se infrastruktura ishte goditur gjithashtu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!