Rusia paralajmëron masa të ashpra pas sulmit me dron

schedule15:28 - 30 Maj, 2023

schedule 15:28 - 30 Maj, 2023

Moska ka kërcënuar se do të marrë “masat më të ashpra të mundshme” në përgjigje të një sulmi me dron në kryeqytetin rus në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka të drejtën e plotë dhe legjitime të marrë masat më të ashpra.

“Siguria e zyrtarëve të NATO-s se regjimi i Kievit nuk do të nisë sulme në territorin rus rezultuan krejtësisht hipokrite,” tha ministria.

“Rusia ka të drejtën të marrë masat më të ashpra të mundshme në përgjigje të sulmeve terroriste nga regjimi i Kievit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!