Rusia ofron falas vaksinën “Sputnik V” për të gjithë stafin e OKB-së

schedule11:19 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:19 - 24 Shtator, 2020

Rusia është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër COVID-19. Vaksina e quajtur “Sputnik V” u miratua në një afat të shkurtër kohor dhe kjo ka sjellë skepticizëm nga ana e komunitetit shkencor mjekësor për sigurinë e vaksinës.

Vetë presidenti rus, Vladimir Putin doli në një deklaratë ku garantoi sigurinë e vaksinës duke thënë se një nga vajzat e tij ishte vaksinuar. Tashmë, kreu i Kremlinit ka bërë një tjetër lëvizje që synon promovimin e vaksinës ruse.

Presidenti i Rusisë i ka ofruar falas stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) një dozë nga “Sputnik V”. Putin nënvizoi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Rusia është vendi i parë që ka krijuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për Covid-19. Ai theksoi se oferta ishte e vlefshme për çdo punonjës të OKB-së që ka dëshirë të vaksinohet.

OKB-ja e falenderoi Putinin për “ofertën bujare”, duke theksuar se do ta vlerësojë këtë ofertë në një moment tjetër.s.ba/abcnews.al