Rusia nuk ndalet, sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

schedule10:22 - 29 Nëntor, 2023

schedule 10:22 - 29 Nëntor, 2023

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe 3 raketa gjatë natës në Ukrainë, sipas një njoftimi të Forcave Ajrore ukrainase, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram. Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Nuk ka pasur raportime për dëme apo viktima.

Rikujtojmë se gjatë të mërkurës, ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e në Detin e Zi lëshoi katër raketa ndaj infraktrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm.

Nga ana tjetër, marina e Ukrainës tha se raketat u lëshuan nga Kherson, zonë që është në kontrollin e forcave ruse. Ndërkohë në një tjetër njoftim, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se Moska u sulmua me dronë mëngjesin e 29 nëntorit.

Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojta ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kiliometra në jug të Moskës.

Autoritetet urse nuk raportuan për dëme apo viktima.

/abcnews.al