Sulme të reja janë2 regjistruar gjatë orëve të natës në Ukrainë nga forcat ruse. Mediat e huaja shkruajnë se forcat ruse kanë lëshuar 15 raketa lundrimi dhe 18 dronë kamikaze Shahed në drejtim të Kiev.
Sipas raportit nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kievit të gjithë dronët u qëlluan nga mbrojtja ajrore.
Gjithashtu për shpërthimet ka njoftuar edhe kryebashkiaku i Kiev, Vitalii Klitschko, i cili theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit ukrainas kanë hyrë në veprim dhe se “një tjetër valë sulmesh me dron po vjen”.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në zonën e qytetit Cherkassy dhe paralajmërime për sulm ajror u ngritën në të gjithë Ukrainën.
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi më shumë se 30 dronë të nisur në Kiev mbrëmë nga forcat ruse, njoftoi administrata ushtarake e kryeqytetit, duke shtuar se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të veçanta pas sulmeve të sotme në qytet.
Nga ana tjetër Moska tha se hodhi poshtë një përpjekje të trupave ukrainase për të pushtuar rajonin e saj jugperëndimor të Belgorod një natë më parë./abcnews.al