Në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë bombarduar 10 rajone të Ukrainës, duke sulmuar 127 vendbanime dhe 139 infrastruktura. Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit.
Në rajonin e Kievit, bastisjet zgjatën rreth 4 orë.
“Mbrojtja ajrore ka funksionuar dhe asnjë goditje nuk ishte e suksesshme. Janë regjistruar zjarre përreth dhe në kryeqytetin ukrainas, të shkaktuara nga mbetjet e dromëve të rrëzuar, të cilët kanë dëmtuar makinat por fatmirësisht nuk ka pasur viktima,” thuhet në njoftimin zyrtar.
/abcnews.al

