Rusia njofton zbulimin e vaksinës së dytë anti Covid, pritet të dalë në tetor

schedule15:53 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:53 - 22 Shtator, 2020

Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë kundër koronavirusit në 15 tetor raporton Reuters.

Vaksina është zhvilluar nga Instituti Vektor i Siberisë, i cili përfundoi fazat e testeve klinike te njerëzit javën e kaluar.  Në muajin gusht, Rusia zhvilloi vaksinën e parë kundër koronavirusit, e cila u krijua nga Instituti Gamaleya i Moskës, pavarësisht se faza e fundit e vaksinës është ende duke u testuar.

Ekspertët shëndetësorë nga vende të ndryshme kanë shprehur dyshime për  vaksinën për shkak të mungesës së provave shkencore për efektivitetin e saj dhe mungesës së transparencës së Rusisë gjatë procesit të testimit. s.ba/abcnews.al