Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin, në një intervistë të dhënë për mediat vendase është shprehur se për të arritur “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, Ukraina nuk duhet të bashkohet me NATO-n dhe BE-në.
Galuzin është shprehur se Ukraina duhet të njohë realitetet e reja territoriale, që do të thotë se duhet të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia.
Ndërkohë nga a
Na tjetër është përgjigjur, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, i cili përmes një postimi në Telegram shkruan se Ukraina nuk do të zhvillojë asnjë bisedë paqeje me Rusinë për sa kohë që trupat ruse janë në territorin ukrainas./abcnews.al