Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një lidhje Skype për programin ‘Sheshi i Dollarit’ foli lidhur me sezonin turistik në Vlorë. Dredha tha se Vlora ka çfarë tu ofrojë turistëve dhe tashmë vizitohet prej tyre që në muajin Mars duke e bërë sezonin 7-8 muaj. Më tej, Dredha foli dhe për disa projekte ambicioze të cilat do të marrin jetë në Vlorë duke nisur nga terminali i autobusëve dhe dy parkimet e mëdha për të zgjidhur kaosin e trafikut.
“Vlora ka gjithmonë çfarë të ofrojë. Jemi shumë të lumtur që përpara zgjedhjeve kemi pasur një event të madh që ka marrë një vëmendje të veçantë. Kemi pasur ndjekës rreth 700 milionë nga e gjithë bota dhe kemi ndjerë krenarinë që pjesë ka qenë dhe Vlora. Në 16-17 kemi çelur zyrtarisht sezonin. Ka qenë një koncert krejt ndryshe dhe një skenë super madhështore dhe ka qenë konstatim jo vetëm i yni por dhe atyre që kanë qenë pjesë.
Sezoni turistik, prezenca e atyre që viiztojnë Vlorën është që në Mars, jemi 7-8 muaj sezon turistik tashmë. Kemi pritur me padurim që aeroporti të niste me kapacitet të plotë, është gati si strukturë por certifikimi do kohën e vetë. Ne shpresojmë që në gusht të paktën, po bëhet një përpjekje shumë e madhe që të bëhen fluturime në muajin gusht. Ne jemi duke planifikuar një terminal autobusësh dhe vitin tjetër të na gjejë gati.
Përmes Fondit të Zhvillimit dy lokacione në qytet do të kthehen në parkim, përpara Lungomares dhe universitetit të cilat do të zgjidhin në Long Term problemet.” / abcnews.al


