Rusia ka njoftuar ditën e sotme se riparim i urës pritet të përfundojë me 1 korrik të 2023. Ura u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim që ndodhi të shtunën e kaluar për të cilën Moska ka fajësuar Kievin.
Ura e Krimesë, një simbol i aneksimit të gadishullit ukrainas me të njëjtin emër dhe kritike për rifurnizimin e trupave ruse të përfshira në Ukrainë, u shkatërrua pjesërisht nga një sulm me bombë, sipas Moskës.
Si hakmarrje, Rusia nisi të hënën dhe të martën bombardime masive në të gjithë Ukrainën, duke synuar kryesisht infrastrukturën e energjisë civile, e cila shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
FSB njoftoi se kishte arrestuar tetë persona pesë rusë dhe tre shtetas ukrainas dhe armenë, sit të dyshuar për përfshirjen në sulm.
Trafiku rrugor dhe hekurudhor megjithatë ka rifilluar pjesërisht.
/abcnews.al